LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dasem ne avionin e Droges ne Divjake

13 Korrik 2014, 18:19, Aktualitet CNA

Avioni i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili u dëmtua gjatë uljes në plazhin e Divjakës në tentativë për të trafikuar marijuanë, tashmë është bërë objekt pelegrinazhi jo vetëm për turistët, por edhe për çiftet e sapomartuara. 

A1Report sjell një video, ku përreth avionit në Divjakë xhirohet dhe klipi i një çifti që martohej. 

Me këngë e valle përreth avionit, nusja dhe dhëndrri xhirohen jo vetëm nga kameramani i dasmës, por edhe nga persona kureshtarë aty përreth me celular. 

Avioni i Riformatos ka mbetur si relikë në plazhin e Divjakës, pasi as Ministria e Brendshme dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë gjetur ende një zgjidhje për largimin e tij nga vendi ku ngeci si pasojë e ulejes së pafatë. 

Edhe në hapjen e sezonit turistik në Divjakë avioni i Riformatos ishte pjesë e skenografisë ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal dhe deputetë, duke u kthyer shumë shpejt edhe në symbol të plazhit të mrekullueshëm ku ndodhet. 

Për ruajtjen e avionit, është caktuar një patrullë prej 2 policësh të cilët kryejnë shërbim 24 orë. 

Gjithsesi, shumëkush mund të bëjë fotografi apo të eksplorojë avionin pasi nëse policët do të qëllojnë të pakorruptueshëm, do të gjendet një moment shkujdesi i tyre për t?ju afruar avionit. 

Ndiqni videon ne YouTube

12:10 Aktualitet

Drita e së ardhmes

Një ekip studiuesish gjermanë ka zhvilluar një lëndë fosfore...

Lajmet e fundit nga