LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i vdekur nëndrejtori i burgut të Drenovës

10 Korrik 2014, 09:26, Aktualitet CNA

Nëndrejtori i burgut të Drenovës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të Dritan Jasharit, 33 vjeç, dhe kanë njoftuar edhe policinë.

Këta të fundit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake kanë konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit çka bën të mendohet për një vdekje natyrale.

Sipas familjarëve, 33- vjeçari prej kohësh kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës.

Dritan Jashari mbante postin e nëndrejtorit në një nga burgjet më të rëndësishme në vend atë të Drenovës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

09:21 Aktualitet

Tragjedia e arabëve

The EconomistNjë mijë vjet më parë, qytetet e mëdhenj të Bag...

Lajmet e fundit nga