LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MD: KLD vijon të shkelë ligjin

30 Qershor 2014, 12:52, Aktualitet CNA

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një qëndrimi zyrtar ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll një proces të nisur në mënyrë të kundërligjshme.

?Ky proces i kundraligjshëm nisi që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe përfundoi me votimin e ditës së sotme që përveç se është në kundërshtim me ligjin, mbetet edhe i ndikuar politikisht, për sa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese njerëz që kanë shërbyer në funksione politike. Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli procesin e riorganizmit të gjykatave, dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012  ?Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit?, thuhet në reagimin e MD.

Në vijim sqarohet se pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ku gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë.

Ministria e Drejtësisë shton më tej se rasti në Gjykatën e Lushnjes përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, e cila mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive.

Në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, Ministria e Drejtësisë inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion.

Lajmet e fundit nga