LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barroso: Politizimi i situatës nuk ndihmon Shqipërinë. Aksioni në Lazarat, sukses

30 Qershor 2014, 11:28, Aktualitet CNA

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso e cilësoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë si një angazhim më i madh në realizimin e reformave, ndërsa vuri theksin në gjithëpërfshirjen e politikës shqiptare në këtë proces. Në më pak se një javë pas vendimit për t?i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Presidenti i Komisionit Europian zhvilloi vizitën zyrtare në Tiranë, të cilën e nisi me një takim 90 minutësh me Kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të takimit, Barroso në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kreun e Qeverisë shqiptare garantoi se Komisioni Europian ka qenë gjithmonë në anën e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti Edi Ramën për marrjen e statusit.

?Fillimisht dua t?ju uroj Ju zoti Kryeministër për vendimin e BE për t?i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Dhënia e statusit të vendit kandidat është vendosur nga Komisioni Europian në mënyrë unanime. Ne kemi qenë gjithnjë në anën tuaj dhe do vijojmë të jemi në anën tuaj. E mbaj mend kur ju prita në Bruksel në muajin shtator. Ju erdhët shumë shpejt menjëherë pas zgjedhjeve dhe ju thashë që besoja që do e merrnit statusin e vendit kandiat nëse do të ndërmerrnit ato hapa që ju kërkohen. Sepse statusi do të thotë njohje e angazhimeve dhe reformave. Lipset që të intensifikohen reformat duke u përqëndruar në reformën në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reforma në gjyqësor, por për këtë nevojitet gjithpërfshirje?, theksoi Barroso.

Në vijim ai ka apeluar për një çtensionim të situatës politike në vend, duke shtuar se polarizimi nuk i shërben aspak Shqipërisë. i pyetur sesa mund të ndikojë situata politike në vend në lidhje me ecurinë e proceseve integruese, Barroso tha se kjo situatë e polarizuar, nuk e ndihmon Shqipërinë.

?Këtë e them si mik i Shqipërisë. Një vend i polarizuar shumë mund të shihet me dyshim. Ndaj mesazhi im i fortë është: konsensusi minimal duhet arritur të paktën sa i takon procesit të integrimit evropian. Por cilësia e demokracisë është shumë e rëndësishme. Këtë mund të them, mendoj se do të ketë kohë të konsolidohet sistemi demokratik. Ndaj, duhet të bëni çdo gjë që të mbështesni konsolidimin e demokracisë në vend, edhe sikur mos të ishte për integrimin e vendit në Europë?, theksoi Barroso.

Në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat, Presidenti i Komisionit Europian theksoi se e ka uruar Kryeministrin Rama për operacionin e suksesshëm, ndërsa shtoi se çështja e trafikut të drogës ka qenë shqetësuese për shumë nga kryeqytetet evropiane.

?Autoritetet i kanë ndërmarrë hapat muajt e kaluar dhe ne i kemi njohur këto hapa si vlerësime. Unë e kam uruar Kryeministrin për këto operacione të suksesshme në Lazarat, kundër prodhimit të drogës dhe trafikimit. Unë besoj se Shqipëria duhet të kalojë përtej përpjekjeve dhe duhet të bllokojë asetet, siç është angazhimi me EUROPOL-in. Duhet të zbatohet ligji dhe policia të përmbushë detyrat e saj. Lufta kundër narkotikëve duhet të jetë kombëtare dhe të shmanget politizimi i saj. Policia të lihet të përmbushë detyrat e tyre. Është me rëndësit të ketë consensus për ti dhënë fund kultivimit dhe trafikut të drogës. Mirepres operacionin dhe uroj që ky angazhimt ë vijojë dhe në të ardhmen?, theksoi ai.

Ndërsa shprehu falenderime të veçanta për mbështetjen që Presidenti i Komisionit Europian i ka dhënë Shqipërisë në procesin që u kurorëzua me marrjen e statusit të kandidatit në BE, Kryeministri Rama theksoi se statusi nuk shihet si një trofe nga mazhoranca, por si një përgjegjësi e shtuar për të cuar në fund, reformat, sipas tij të shtyra e të zvarritura ndër vite.

?E falenderoj për mbështetjen e fortë pa asnjë lëkundje për Shqipërinë në procesin që u kurorëzua me marrjen e statusit të vendit kandidat. Fatkeqësisht vizita e parashikuar 3 vite më parë nuk u realizua, por fatmirësisht doli më mirë sepse u krijua mundësia që Presidenti Barroso ta vizitojë Shqipërinë si një vend që ka një status të veçantë, atë të kandidatit për në BE. Ky ka qenë një proces i gjatë, jo i lehtë, që s?do të ishte kurorëzuar me sukses pa punën dhe rezultatet e dukshme të qeverisë sonë në këto 9 muaj. Por nga ana tjetër nuk është një proces që i takon vetëm këtyre 9 muaj, pasi puna dhe rezultatet në vite kanë qenë të domosdoshme. E falenderova për ndihmën, duke na kujtuar për detyrat e shtëpisë dhe duke asistuar që këto detyra t?i kryejmë sa më mirë. Falenderim i vecantë edhe mikut të mirë të gjithë shqiptarëve, Eurkomisionerit Stefan Fyle, që udhëhoqi me vendosmëri dhe vullnet të mirë gjithë procesin e vetëdijësimit të anës sonë, të klasës politike për sfidat dhe rrugët e kurorëzimit që u bë i mundur me statusin?, tha Rama.

Referuar takimit të zhvilluar me Presidentin e Komisionit Europian, Rama tha se e kishte siguruar Barroso se Qeveria e merr statusin si një trofe, as një arritje të njëanshme, apo një arsye për të pasur një pozicion që ndan, por e marrim statusin si një vlerësim për çka kemi bërë dhe një shkallë të re përgjegjësie për çka na mbetet të bëjmë dhe që padyshim është pjesa më e vështirë.

?Kemi ende detyra të vështira shtëpie për të realizuar për anëtarësimin, si kthimin e ekonomisë në shinat e një progresi të qendrueshëm. E sigurova Presidentin Barroso për vendosmërinë tonë për të kryer të gjitha reformat e zvarritura vit pas viti. Të kryejmë njëherë e më parë reformën territoriale, për të cilën jemi të përkushtuar të krijojmë kushtet për gjithëpërfshirje të plotë dhe cilësore?, tha Rama.

Në vijim, Kreu i Qeverisë, referuar realizimit të reformave theksoi se ne kemi objektiv ta bëjmë Evropën, të bjerë në sevda me Shqipërinë, por s?kemi qëllim të bëjmë opozitën të bjerë në sevda me ne.

?Ne na ndihmon fakti se një vit më parë ishim në opozitë, dhe do ti qëndrojmë në mënyrë të vendosur asaj që opozita nuk do të vuajë atë që vuajtëm ne kur ishim në opozitë. Dhe ne nuk do të bëjmë gabimet e pararendësve tanë, por do të nxjerrim mësime nga ato gabime. Ju jeni dëshmitarë si asnjëherë më parë, Qeveria nuk mori as daullet, e as tribunët për të treguar se këtë e bëmë ne apo se ne e mundëm opozitën. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithëpërfshirës në njohjen e meritave të gjithkujt për arritjen e tanishme. Sot do të jemi në Galerinë Kombëtare, sepse Presidenti është dashamirës i artit dhe aty kemi ftuar opozitën që të jetë bashkë me ne. Këto janë ana simbolike, pasi ana substanciale është që të ecim bashkërisht dhe me reformat, siç është reforma në Drejtësi?, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se jemi zgjedhur të udhëheqim, nuk jemi zgjedhur që ta bëjmë opozitën të na dojë.

?Lufta kundër krimit është një luftë kombëtare, përmes politikës. Politizimi i kriminalitetit, ndihmon kriminalitetin. E falenderoj Presidenti që erdhi sot me dosjen e një programi të ri, ku Shqipëria përfshihet si një vend me status të ri. Kjo dosje i jep mundësi gjithë njerëzve që të mund të shohin përtej horizontit. Në Europë nuk të fal gjë njeri, por do jemi të lumtur të marrin nëse jemi të zot?, u shpreh Kryeministri.

Programi ?Creative Europe?

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso i dorëzoi Kryeministrit Rama, marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE-së ?Creative Europe?, me synim për të mbështetur dhe promovuar kulturën dhe artin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Barroso shprehu urimet për marrjen e statusit kandidat dhe theksoi se në këtë vizitë vjen me mesazhin se ?Unioni është gati ta shohë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm?.

Presidenti Barroso nënvizoi se statusi i vendit kandidat i çon në një nivel të ri marrëdhëniet me BE-në, por njëherësh shënon edhe fillimin e një periudhe sfidash, si modernizimit i vendit, zhvillimi ekonomik, konsolidimi i shtetit ligjor dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.

Komisionin Europian, garantoi Presidenti Barroso, do ta keni në krah dhe do ju mbështesë në të gjitha përpjekjet tuaja. Kryeministri Rama theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për Qeverinë shqiptare është një moment që i ngarkon një përgjegjësi të re, më të lartë, ndërsa intensifikon përpjekjet për zgjerimin dhe thellimin e reformave transformuese dhe modernizuese të vendit.

Presidenti Barroso shprehu gjithashtu, falenderimet e tij dhe të Komisionit për rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe qasjen e Qeverisë shqiptare në marrëdhëniet rajonale.

Lajmet e fundit nga