LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksion për prerjen e pyjeve, sekuestrohen 400 metra kub dru në Arrëz

29 Qershor 2014, 13:41, Aktualitet CNA

Alarmi i shfarosjes së sipërfaqeve të tëra pyjore në Korcë, por edhe ne zonat kufitare ka çuar në një aksion Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave. Operacioni, i ndihmuar edhe nga forcat e policisë ëshët përqëndruar në fshatin Arëz të rrethit të Devollit, i konisderuar si i paprekshëm 20 vitet e fundit. Pamjet e druve të prera në këtë fshat tregojnë qartë situatën kaotike që ka mbizotëruar ndër vite ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë sekuestruar 400 metër kub dru zjarri.

Banorët këtu çdo mëngjes u gjiten shpateve në male, madje hyjnë edhe në shtetin helen dhe më pas me mushka i transportojnë ato në fshat për të vijuar me kontrabandën drusore. Ndërkaq banorët edhe pse të ndërgjegjshëm për aktivitetin e paligjshëm që zhvillonin në vite, shprehen të shqetësuar për sekuestrimin e druve të zjarrit, pasi sipas tyre kjo ishte e ardhura e vetme për familjet e tyre.

Lajmet e fundit nga