Connect with Us

Rokanas: Shqipëria i përket familjes europiane, shpresoj që statusi t’i jepet në Qershor

Aktualitet

Rokanas: Shqipëria i përket familjes europiane, shpresoj që statusi t’i jepet në Qershor

Publikuar

-

Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, në cilësinë e Përfaqësuesit të Presidencës greke të BE-së shpreh mbështetjen për zhvillimet pozitive në Shqipëri, sidomos në angazhimin kundër krimit të organizuar.

“Do të doja të merret një vendim i rëndësishëm në qershor. Ne po ecim të fortë, jemi të vendosur të ndihmojmë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Shqipërinë për ta ndihmuar këtë vend të avancojë sa më shpejt drejt familjes europiane atje ku i përket”, tha Rokanas duke shtuar se fati do të vërtetojë që kemi të drejtë.

Ambasadori grek Rokanas theksoi se “Shqipëria ka treguar angazhim të fortë jo vetëm në politikë për të qenë pjesë e familjes europiane, jo vetëm në mënyrë kulturore, historike e aspekte të tjera, por e ka vërtetuar edhe në zhvillimin më të fundit për të luftuar krimin e organizuar, luftën kundër drogës që është shumë e rëndësishme”.

“Presidenca jonë deri tani gjykohet nga puna legjislative, puna ka avancuar , puna e bërë është objektive kemi pasur edhe zgejdhjet presidenciale, jam shumë krenar për kapitullin e zgjerimit që ka ecur shumë mirë, nuk mund të jetohet pa zgjerimin, jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht”, tha Rokanas.

Deklaratat e diplomatit grek u bënë gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.

Duke folur për integrimin e vendeve në BE, Rokanas u shpreh se “me integrimin kemi parë kontinentin europian duke avancuar më shumë se kushdo tjetër pas shkatërrimit të plotë, drejt zhvillimeve kryesore që janë ekonomia, drejtësia sociale dhe ndershmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm që është i fundit, por jo më pak i rëndësishëm”.

Gjithashtu, vijoi, Rokanas, ka avancuar paqja, eksperimenti më i madh në historinë e njeriut, stabiliteti dhe prosperiteti së bashku me prosperitetin euroatlantik.

“Këto janë qëllimet që ne si Presidencë greke dhe partnerët tanë në BE dëshirojmë që të avancojnë në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor , paqja, siguria, stabiliteti, por edhe ekonomia, prosperiteti, drejtësia sociale, qëndrueshmëria. Sipas modelit europian këto janë qëllimet ku duam të shkojmë, edhe për Ballkanin kjo është ideja, pas zgjerimit. Zgjerimi nuk është një veprim antagonist, përkundrazi ato ndihmojnë njëra tjetrën dhe gjithashtu dëshirojmë siç bëri Zhan Mone, pajtim në këtë pjesë të botës që ka vuajtur”, theksoi Rokanas.

Qëllimi tjetër që kishte Zhan Mone, vijoi diplomati grek, dhe ajo që ne synojmë tani është zgjerimi në këto zona.

“Greqia, ka ndërtuar strategjinë e saj në këtë zonë me konceptin e zgjerimit me të gjitha vendet e rajonit dhe ka dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme duke e mbështetur këtë politikë. Ju mbani mend konferencën e Selanikut në 2003 gjithashtu bëmë të njëjtën gjë edhe në 2009 dhe në presidencën e fundit ka qenë në mbështetje të zgjerimit, sepse zgjerimi është historia më e suksesshme e BE-së, është vërtetuar edhe në konferencën e Selanikut para disa muajsh edhe në Vjenë që u organizua nga Austria dhe mendoj se do të vërtetohet edhe gjatë presidencës italiane sepse jemi duke koordinuar punën me njëri tjetrin në të mirën e popujve të këtij rajoni”, tha Ambasadori grek Rokanas

Bushati: Marrja e Statusit, sinjal pozitiv për Ballkanin dhe Europën

“Marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, pas pak ditësh, do të ishte një sinjal pozitiv jo vetëm për shqiptarët dhe për Ballkanin Perëndimor, por dhe për vetë Evropën, që e konsideron zgjerimin një sfidë të sajën”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.

“Shqipëria i është përgjigjur kërkesave të Këshillit të Ministrave të BE-së në muajin dhjetor dhe nisur nga kjo do isha shpresëplotë që vendit tonë t’i jepej statusi i kandidatit. Kjo do të ishte jo thjesht një sinjal pozitiv për të stabilizuar situatën në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, por dhe vetë për Europën, e cila procesin e zgjerimit e konsideron një sfidë të sajën”, vijoi më tej Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se në procesin e marrjes së statusit  me rëndësi është kredibiliteti i reformave të ndërmarra nga qeveria, që për ne është një proces stafetë, ku duhet të spikasë pulsi pozitiv i tyre.

“Por, dhe për vendet anëtare të BE-së është po aq me rëndësi që në marrjen e këtij vendimi të mos bien në kurthin e vendosjes së çështjeve bilaterale që nuk kanë lidhje me atë që është thelbi i procesi”, tha ministri i Jashtëm.

Gjosha: Afërsia me BE, na bën bashkëpunues

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka vlerësuar mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit Europian, duke theksuar se “forca shtytëse që proçesi i integrimit jep për vendet që duan të anëtarësohen në BE është themelore, sepse kushtet e vendosura janë faktori më i rëndësishëm dhe për këtë patjetër mund të them se dhe Shqipëria, përballë gjitha kushteve të vendosura, ka përparuar”.

“Afërsia në Bashkimin Evropian  na bënë gjithmonë të jemi bashkëpunues në të gjitha fushat dhe proçesi i integrimit na ka ndihmuar të thellojmë me tëj marrëdhëniet tona me të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke konkluduar  dhe ndihmuar në mirëqenien e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit Perendimor. Dua të përmend këtu përmirësimin e klimës politike me të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë, dhe së fundmi edhe marrëveshja historike midis Serbisë dhe Kosovës është prova më e madhe e këtij bashkëpunimi”, tha Gjosha.

Komentet ministrja e Integrimit i ka bërë gjatë konferencës së organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë me temë “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”.

Duke u ndalur në proçesin e integrimit për rajonin e Ballkanit Perendimor dhe në veçanti të Shqipërisë, Gjosha  tha se “ ky proces ka ndikuar pozitivisht jo vetëm për rajonin por dhe më gjerë dhe më këtë frymë duhet të vazhdojmë përpara duke iniciuar nisma dhe projekte konkrete të cilat i shërbejnë aspiratës tonë Evropiane dhe të mirës tonë të përbashkët dhe jam e bindur se mesazhi më i mirë do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë gjatë javëve në vijim”.

“Kjo konferencë, vjen në një moment tejet të rëndësishëm për Shqipërinë sepse pas pak ditësh vendet anëtare do të votojnë për dhënien e statusit kandidat. Që të jemi pjesë e kësaj familje të madhe Evropiane, duhet të transformohemi dhe të japim kontributin për forcimin e demokracisë brenda vendit tonë”, tha Gjosha.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: