LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni, në kërkim autorët

13 Qershor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur paraditen e sotme zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e tregut Iliria. Persona të maskuar, i kanë zënë pritë 49 vjeçarit Kujtim Dyrmishi, teksa dilte nga një dyqan dhe e kanë qëlluar me 5 plumba në kokë në momentin që hipi në mjetin e tij dhe më pas janë larguar. Pista kryesore e hetimit, sipas bluve të Durrësit, mbetet vrasja për hakmarrje. Pak orë pas ngjarjes policia e Durrësit ka gjetur dhe makinën e autorëve të vrasjes, të braktisur në zonën e Rrashbullit. Brenda saj, janë gjetur edhe 3 armë të tipit kallashnikov. Policia është në ndjekje të autorëve, ndërsa ka ndaluar edhe 2 persona.

16:04 Aktualitet

Aksident në Lumalas

Pasditen e sotme rreth orës 17:15, në aksin rrugor Korçë – P...

Lajmet e fundit nga