LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata le në burg, bashkëpuntorin në trafikun e drogës me avion në Divjakë

6 Qershor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Kleviol Ahmetajn, një nga bashkëpunëtorët në trafikun e drogës me avion në Divjakë, ngjarje kjo e ndodhur në 10 maj të këtij viti. Kleviol Ahmetaj, u arrestua më 4 qershor, nga forca të posaçme Operacionale ne Lushnjë, pas urdhrit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda, nën akuzën e bashkëpunëtorit në trafikun me avion, duke e çuar në katër numrin e të arratuarve lidhur me këtë rast. Deri më tani në pranga janë vënë edhe piloti italian Giorgio Riformato, korrieri Sajmir Bajrami si edhe paketuesi i drogës Aurel Pupa.

Lajmet e fundit nga