LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në familje, Fushata "Mos Hesht", Tahiri në Korçë

6 Qershor 2014, 11:48, Aktualitet CNA

Në kuadër të fushatës kundër dhunës në familje, në qytetin e Korçës kanë vijuar aktivitetet sensibilizuaese edhe ditën e sotme. Nxënës të shkollave të mesme të Korçës diskutuan sot me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë se ç’mund të bëjnë ata dhe politika për të ulur rastet e dhunës në familje. Forumi ishte pjesë e fushatës ?Mos hesht? që Prezenca e OSBE-së po organizon në qytetin e Korçës që prej tre ditësh.

Takimi është zhvilluar në pedonalen e qytetit dhe më pas është zhvendosur në ambientet e shkollës së mesme të përgjithshme ?Themistokli Gërmenji?. I pranishëm në këtë takim ka qënë dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputetë të tjerë që kanë marrë pjesë ishin: Olta Xhaçka (PS), deputete e Korçës dhe kryetare e nënkomisionit për çështjet e të miturve, barazisë gjinore dhe dhunës në familje, anëtari i këtij nënkomisioni Bujar Kllogjri (LSI, Elbasan), si dhe deputetët e tjerë të qarkut të Korçës Eleina Qirici (PD), Gjergji Papa (PD) dhe Ilir Pendavinji (SP).

Nxënësit ndanë me deputetët përvojën e tyre të këtyre ditëve, gjatë të cilave ata u informuan më mirë për dhunën në familje dhe së bashku me punonjës të policisë, ua përçuan këtë informacion qytetarëve në rrugët e Korçës.

Deputetët dhe nxënësit identifikuan rritjen e ndëgjegjësimit, bashkëpunimin mes tërë aktorëve, fuqizimin ekonomik të grave, përmirësimin e ligjeve dhe diskriminim pozitiv (për shembull, kuotat gjinore) si mjete për të luftuar dhunën në familje. 

Fushata ?Mos hesht? mbyllet sot pasdite në Korçë, për të vijuar në qytete të tjera në muajt në vijim.

Lajmet e fundit nga