LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tenton vetëdjegien. "S'kam bukë për të ngrënë"

3 Qershor 2014, 11:43, Aktualitet CNA

Një ish i përndjekur ka tentuar t?i vërë flakën vetes paraditen e sotme në lagjen 11 të qytetit të Durrësit. 56 vjeçari Kujtim Kaziu në kushte të rënda depresive tentoi të ndezë benzinën që kishte derdhur nëpër trup. Por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë parandaluar. Pas shoqërimit në polici Kaziu ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe papunësisë. ?Jam i papunë. Nuk siguroj dot bukën e gojës për familjen? ka thënë 56 vjeçari. Ndërkohë një grup ish-të përndjekurish kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, nga i cili siç thanë kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre dhe dëmshpërblimet. Këta ish-të përndjekur akuzuan të dënuarit e tjerë që kanë hyrë në grevë urie. Sipas tyre ata nuk janë ish-të përndjekur, pasi nuk kanë bërë asnjë ditë burg dhe se po bëjnë grevë politike.

14:15 Aktualitet

Vrau në '99, kapet

Një 36-vjeçar që ka kryer një vrasje në vitin 1999 është vën...

Lajmet e fundit nga