LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ngjallja e Krishtit" Berisha: "Irenej nuk duhet të ishte ftuar, i ka duart të lyera me gjak shqiptarësh"

1 Qershor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në Facebook, shenjtërimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë duke dënuar vizitën e kryepeshkopit serb Irinej. Sipas Berishës, Irinej është një ultranacionalist që i ka duart të lyera me gjak shqiptarësh, prandaj nuk duhet të ishte ftuar në këtë ceremoni.

Te dashur miq, duke vleresuar si historike ne jeten shpirterore te kombit tone shenjterimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit”, natyrisht denoj si deklaraten e Irinej, ketij armiku te eger te shqiptareve qe nuk duhej te ftohej kurresesi ne Tirane, ashtu dhe aktet provokuese te ulta te suites se huliganeve serb qe e shoqeronin ate. Por keto akte nuk duhet te zbehin apo te perbaltin rendesine historik qe ka per kishen tone ortodokse autoqefale shenjterimi i katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Ultranacionalisti Irinej, qe ka duar dhe shpirt te lyer me gjak shqiptaresh, i cili kurresesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij, dhe huliganet qe e shoqeronin me aktet e tyre, deshmuan se kane ardhur me qellim pikerisht ta shnderrojne kete akt te madherueshem hyjnor ne nje akt sherri te turpeshem.

Duke denuar me ashpersi deklaraten e kryepeshkopit Irinei, ftesen e tij ne kete ngjarje te shenjte per shqiptaret si dhe rrugaçrine e suites se tij, shpreh dhe nje here urimin tim me te perzemert per te gjithe besimtaret ortodoks shqiptare per kete ngjarje te madhe ne historine shpirterore te kombit tone. Mesa duket Edi Rama ka zgjedhur kryepeshkopin Irinej si nun te vizites se tij ne Beograd, 5 here te shtyre deri tani nga pala serbe.

Une ftoj miqte e mi te mos konfondojne aktet primitive te Kryepeshkopit Irinej dhe huliganeve qe e shoqeronin me aktin e madherishem e hyjnor te shenjtrimit te katedrales “Ngjallja e Krishtit” ne Tirane, nje akt historik per Shqiperine dhe shqiptaret.? ka shkruar Berisha.

15:18 Aktualitet

Kapen 203 kg drogë

Policia greke ka kapur në kufirin me Shqipërinë 203 kg marij...

12:14 Aktualitet

Ti je çfarë vesh

Cili është sekreti për të patur vetëbesim? Disa njerëz mendo...

Lajmet e fundit nga