LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdes 21-vjeçarja, dyshohet se u vra nga familjarët

27 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sllovë të Dibrës, ku një 21 vjeçare është vrarë me armë zjarri. Fatmira Dushku dyshohet se është qëlluar për vdekje nga familjarët e saj, të cilët fillimisht kishin deklaruar se 21 vjeçarja kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Ata tentuan të kryenin varrimin e vajzës pa u kryer fillimisht autopsia. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës policia konstatoi plagë plumbash në kraharor, çka hodhi poshtë pretendimin e familjes se 21 vjeçarja ka rënë nga ballkoni. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur këtë ngjarjen të rëndë.

Lajmet e fundit nga