LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermani, kapen 5.6 ton droge Shqiperie

16 Maj 2014, 17:42, Aktualitet CNA

Autoritetet doganore në Nyrenberg të Gjermanisë, në bashkëpunim me autoritetet policore të Bavarisë, kanë arritur që të kapin sasinë rekord të hashashit të kapur në këtë land të Gjermanisë prej 20 vitesh.

Plot 5.6 ton hashash ishte paketuar në një kamion, që duhej të transportonte gurë natyralë.

Por në vend të blloqeve të granitit, dogana zbuloi se kishte blloqe të lira prej betoni, të mbushura me hashash.

Tetë persona janë arrestuar dhe një i nëntë u kap në Austri.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur.

Një nga hetuesit, Juergen Thiel, tha se kjo është sasia më e madhe e kapur këto 20 vite në landin e Bavarisë.

Ai tha se sasia e kapur vetëm me këtë rast përkon me të gjithë sasinë e sekuestruar gjatë një viti kontrollesh në mbarë Gjermaninë për mbjellje të paligjshme të kësaj bime në këtë vend.

Hashashi vinte nga Shqipëria për në Gjermani, Itali dhe Hollandë. Vlera e saj në tregun e zi shkon në 50 milionë euro.

Dy vëllezër shqiptarë që jetonin në Gjermani kanë organizuar blerjen e hashashit.

Mediat bavareze thonë se paketimi është bërë në Shqipëri, ku marijuana mbillet në liri.

Shqiptarët kishin përgatitur blloqe betoni me hapësirë të nevojshme për të mbajtur sasinë gjigande.

Lajmet e fundit nga