LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ANE: Shqipëria nuk ka thyer embargon e naftës

12 Maj 2014, 11:47, Aktualitet CNA

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës duke importuar naftë nga Irani. Kështu hidhen poshtë akuzat e opozitës e cila i referohej pikërisht një raporti të ANE. Kjo agjenci bën me dije se Shqipëria është përdorur thjesht si vend transit. Po sipas të njëjtave burime, përveç sanksioneve të OKB, një numër shtetesh kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të pasurimit të uraniumit, por Shqipëria nuk është një prej tyre.

Lajmet e fundit nga