LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koleksionisti Thimio: Arrestimi im hakmarrje

6 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Koleksionisti i veprave të artit, Gjergji Thimio i arrestuar tetorin e vitit të kaluar, i akuzuar si trafikant i veprave të artit, nga salla e gjyqit ka lëshuar sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Ai deklaron se arrestimi është bërë për hakmarrje pasi refuzoi të japë një pikturë origjinale të Onufrit të cilën kryeministri donte t?ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish-kryeministrit britanik Tony Blair. ?Pas refuzimit tim për tu dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant? ka thënë Thimio.

Lajmet e fundit nga