LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon zyrtarin e KE-së

6 Maj 2014, 22:00, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Jean-Eric Paquet, në një takim që u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në vend. Z. Basha e njohu z. Paquet me shqetësimet e opozitës për kapjen e institucioneve të pavarura dhe goditjen e sistemit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve. Situata e rendit dhe shumëfishimi i sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën, tha Basha, gjatë këtij takimi.

Lajmet e fundit nga