LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dibër, vritet një person me armë zjarri

30 Prill 2014, 16:18, Aktualitet CNA

Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Lurë të Dibrës. Policia bën me dije se viktima është Shpendi Skana 34 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Ndriçim Çuku 33 vjeç. Blutë e Dibrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit ku autori i ngjarjes mendohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Ndriçim Çuku ka ndërhyre për të ndarë autorin me viktimën por ka mbetur i plagosur. Ndërkohë policia e Dibrës ka identifikuar si autor të vrasjes dhe plagosjes shtetasin Ilir Rajta i cili është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 

Lajmet e fundit nga