LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet në parim marrëveshja e huasë me BERZH, për rrugët bashkiake të Tiranës

22 Prill 2014, 22:00, Politikë CNA

Zbardhen vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme. Këshilli i Ministrave vendosi sot, miratimin në parim, të marrëveshjes së huasë dhe asistencës teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri, nëpërmjet një kredie që jepet nga Fondi Islamik i Solidaritetit për Zhvillim (ISFD), në shumën prej një milion dollarë, një kredie nga vetë fondet e IDB-së, në vlerën e dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë dinarë islamikë, dhe një granti të IDB-së, në vlerën dyqind mijë dinarë islamikë. Qeveria në mbledhjen e sotme gjithashtu vendosi miratimin, në parim, të dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës.

Lajmet e fundit nga