LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me pasojë dy të plagosur, në kërkim adoleshenti

22 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Klubi Shoferit-Divjakë. Një automjet është përplasur me një motoçikletë e cila drejtohej nga 16 vjeçari me iniciale Sh.H, i cili është larguar nga vendi ngjarjes duke lënë të dëmtuar dy fëmijë të mitur që udhëtonin me të në të njëjtën motoçikletë. Tashmë 16 vjeçari nga Lushnja është shpallur në kërkim, i akuzuar si i përfshirë në aksident. Mësohet se dy fëmijët e plagosur, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajmet e fundit nga