LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia hetim për rrjedhjet politike në YouTube

28 Mars 2014, 15:47, Kosova & Bota CNA

Një prokuror i Ankarasë nisi sot një proceshetimor lidhur me rrethanat në të cilat është publikuar në internet raporti i një takimi ku zyrtarë turq sugjerojnë një ndërhyrje ushtarake në Siri, raportoi sot shtypi. Kjo rrjedhje informacioni, tri ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës, e detyroi qeverinë turke të urdhëronte bllokimin e platformës ?YouTube?. I fundit e një serie të gjatë transmetimesh të shpërndara javët e fundit në internet, regjistrimi i publikuar dje në platformën ?YouTube? tregon për një takim konfidencial në të cilin ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu dhe kreu i shërbimeve sekrete Hakan Fidan paraqesin skenarin e një operacioni sekret të mundshëm që justifikon një reagim ushtarak turk në Siri. 

Lajmet e fundit nga