LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushë-Krujë, eksploziv makinës të një efektivi policie

26 Mars 2014, 09:27, Aktualitet CNA

Fushë Kruja tronditet sërish nga një shpërthim me eksploziv. Në orët e para të mëngjesit të sotëm makina e një efektivi policie ka shpërthyer me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në qytetin e Fushë-Krujës dhe mësohet se automjeti është në pronësi të efektivit të policisë Dilaver Boga. Sipas policisë në momentin që ka ndodhur shpërthimi Boga sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe automjetin e kishte parkuar pranë banesës së tij. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë hetimet vijojnë për kapjen e autorëve.

Lajmet e fundit nga