LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuçi: Opozita të dalë nga izolimi

23 Mars 2014, 11:18, Politikë CNA

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi i ka bërë thirrje opozitës të dale nga izolimi dhe ti bashkohet reformës territoriale. Apeli i Çuçit erdhi sot menjëherë pas letrës së hapur që kryeministri Edi Rama i bëri kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për tu ulur në tryezë së bashku për reformën territoriale. Nga ana e tij ministri i pushtetit vendor theksoi se kryetari i opozitës Basha ka dhënë disa sinjale, por reforma mbahet peng nga opozita e cila edhe pse ka marrë të drejtën e vetos në komision, vazhdon të mos marrë pjesë në këtë reforme tepër thelbesore, reformë e cila ka qënë pjesë e programit të PD-së në dy fushatat e fundit elektorale.

 ?Që në krye të herës, mazhoranca e ka deklaruar se është për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent duke synuar konsensusin e opozitës. Për këtë ne kemi ofruar të gjitha instrumentet ligjore që të garantojmë konsensusin e opozitës, duke krijuar një komision të posaçëm parlamentar me barazi anëtarësh dhe bashkëkryesi të këtij komisioni nga përfaqësuesi i pozitës dhe opozitës, si dhe çfarë është më e rëndësishme, ne kemi ofruar të drejtën e vetos për këtë reformë. Prandaj, nëse ne do të donim ta miratonim pa konsensusin e opozitës këtë reformë, nuk do të jepnim garancitë që kemi dhënë?, tha Çuçi.
Për Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, ?qartazi shikohet një qëndrim ambig dhe inkoherent i opozitës, në kundërshtim me deklaratat e saj publike. Nga njëra anë PD-ja thekson se reforma duhet bërë dhe për këtë ka disa deklarata të zotit Basha. Vetë kjo parti e ka reformën administrative-territoriale edhe si pjesë të programit të sajin elektoral të viteve 2005 dhe 2009. Ndërkohë, ne plotësuam edhe kushtin e saj, për të pasur të drejtën e vetos në Komisionin parlamentar të Reformës. Atëherë unë ngre pyetjen: Pse PD-ja del kundër reformës administrative-territoriale?! Gjithsesi po e nënvizoj edhe një herë, ashtu siç është bërë në të shkuarën, se vullneti ynë mbetet ai i kryerjes së një reforme, në të cilën të jenë të pasqyruara të gjitha kontributet dhe i gjithë vullneti politik i të gjitha forcave kryesore politike, që përfaqësojnë masa të mëdha votuesish shqiptarë. Letra e fundit që kryeministri Rama i dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është një dëshmi e prekshme e këtij vullneti të palëvizshëm të mazhorancës qeverisëse.?  

Ministri, Bledi Çuçi, ka theksuar në qëndrimin e tij: ?Urojmë që këto mesazhe të drejtpërdrejta dhe të hapura, të kontribuojnë që opozita të dalë nga izolimi ku e ka futur veten, për t?u bërë pjesë e procesit dhe për t?i dhënë të gjithë së bashku vendit, një reformë moderne dhe që është produkt i vullnetit të të gjithëve.?

Lajmet e fundit nga