Connect with Us

Shpërthim në New York, shemben 2 godina

Bota

Shpërthim në New York, shemben 2 godina

Publikuar

-

Një lagje metropolitane amerikane është mbuluar nga pluhuri gjigand nga rrëzimi i 2 godinave në Manhatan. Shumë banorë mund të kenë mbetur të izoluar në gërmadha, ndërsa deri ne keto momente flitet për dy persona të vdekur dhe 17 të plagosur. Shembja e ndërtesave ka ardhur si pasojë e një shpërthimi që dyshohet të jetë shkatuar nga një rrjedhje gazi.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debutimi i parë në skenën botërore/ Boris Jonson në samitin e “G7”-tës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë debutimin e tij të parë në skenën botërore të shtunën në Samitin e G7 në Francë, ku do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar mbi një marrëveshje tregtare, raporton radioja Zeri i Amerikës.

Sipas saj: zoti Johnson po përpiqet të paraqesë një perspektivë pozitive në kaosin politik të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian më vonë këtë vit dhe po i mban shpresat në negociatat për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara pas Brexit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, tonet pozitive të Kryeministrit Johnson ka mundësi të jenë jetëshkurtra, ndërkohë që po bëhet i qartë ndikimi i mundshëm negativ i një të ashtuquajturi “Brexit pa marrëveshje”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Fajëson paraardhësin Obama/ Trump dhe Macron, dakort për Rusia në “G7”-të

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord se Rusia duhet të ftohet për të marrë pjesë në samitin e G-7-tës vitin e ardhshëm, megjithëse udhëheqësi francez dëshiron që ftesa të jepet me kusht që Rusia të bëjë përparim në bisedimet për paqen në Ukrainë.

Rusia duhet të jetë pjesë e G7-tës, thotë Presidenti Trump, duke fajësuar ish-presidentin Barack Obama për pezullimin e Rusisë nga ky grup në vitin 2014.

Për shkak se Putini ia hodhi, Presidenti Obama mendoi se nuk ishte gjë e mirë që Rusia të ishte pjesë e grupit, prandaj kërkoi daljen e saj,” tha Presidenti Trump, raporton VOA. Dhe më tej vijon:

Ajo që dihet është se ish-Presidenti Obama dhe një shumicë e vendeve të G-8s donin daljen e Rusisë, pasi Presidenti rus Vladimir Putin aneksoi Krimenë nga Ukraina

Sugjerimi i zotit Trump për ta rikthyer Rusinë në tryezë nuk ishte befasi për shumicën e analistëve.

Në një bisedë telefonike me zotin Trump, Presidenti francez Macron ra dakord se pezullimi i Rusisë duhet të hiqet, por me një parakusht shumë të qartë: që të ketë përparim në bisedimet e paqes për Ukrainën.

Disa në bashkësinë diplomatike besojnë se arritja e rezultateve të prekshme në këto bisedime duhet të përcaktojë nëse G-7 mund të bëhet përsëri G-8 me pjesëmarrjen e Rusisë në vitin 2020.

 Në Moskë, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës së Shtetit, Leonid Slutsky, i tha agjencisë së lajmeve TASS se kthimi në G-8 nuk është qëllim në vetvete për Rusinë.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thonë se Presidenti Trump pritet ta ngrejë çështjen nëse Rusia duhet të kthehet në tryezë kur G-7-ta të mblidhet në Francë këtë fundjavë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Cisterna iraniane/ Greqia kalon në anën e SHBA

Publikuar

-

Nga

Cisterna iraniane “Adria Daya 1” është larguar nga porti i Gjibraltarit. Anija ka marrë rrugën drejt Greqisë, e cila nuk do ta lejojë atë të hyjë në portin grek. Athina kalon kështu në anën e SHBA. 

Konflikti ndërkombëtar për cisternën iraniane, Adria Daya 1 kalon në raundin e ri. Pas spekulimeve, nëse anija do hynte në Kalamata, mediat greke raportojnë, se Adria Daya1 nuk do të hyjë në asnjë port grek. Kryeministri Mitsotakis duket se i përkulet presionit të SHBA. Permes zëvendësministrit të Jashtëm, Miltiadis Varivitsiotis, Mitsotakis bëri të ditur, se Greqia nuk do t’ia lehtësojë cisternës iraniane udhëtimin në Siri. Në një konflikt të komplikuar mes Brukselit, Uashingtonit e Teheranit, kryeministri grek, kalon në anën e SHBA.

Mbas tensioneve disajavorëshe cisterna iraniane “Adria Daya 1” ishte larguar nga porti i Gjibraltarit me drejtim Greqinë. dhe e ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike, që nga 4 korriku. Arsyeja ka të bëjë me supozimet, se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste.

Pasi Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.

Kabineti grek rreth kryeministrit Mitsotakis në takimin e parë qeveritar

Mitsotakis nën presion

Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.

Ai i pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik  bashkëpunimin me Brukselin.

Por çështja nuk është vetëm kujt do i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa  hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.

Porti i Kalamatas, Greqi

Politika e përshkallëzimit në Uashington, e njëanshme

SHBA-së i shkon për shtat ashpërsimi i konfliktit midis Iranit dhe Greqisë. Nëse anijeve greke u bëhet presion nga Irani, kërcënohen ose madje sulmohen, atëherë Europa nuk mund të vazhdojë të këmbëngulë për politikën e uljes së tensioneve me Teheranin. Kjo do ishte ajo që do Donald Trump. Ashtu kështu, ai ka dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për armët atomike me Iranin dhe ndjek që nga ajo kohë politikën e sanksioneve të ashpra. Nëse midis Teheranit dhe Europës krijohen probleme serioze, atëherë Brukseli do ishte i detyruar t’i bashkohej politikës së përshkallëzimit që ndjek presidenti amerikan.

Për Europën kriza që ka të bëjë me cisternën iraniane është një goditje e rëndë për afrimet e bëra vitet e fundit midis Teheranit dhe Perëndimit. Në situatën aktuale Greqia ka marrë një rol simbolik, tek i cili nuk dallohet vetëm gjendja shumë e tensionuar midis Iranit dhe SHBA, por edhe konfliktet midis vendeve perëndimore, që po bëhen gjithnjë e më shumë konfuze./ DW

LEXO TE PLOTE