LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjirokastër, policia sekuestron 3.1 kg heroinë

4 Mars 2014, 17:26, Aktualitet CNA

Nga një operacion të zhvilluar nga policia kufitare dhe sektori kundër narkotikëve në Kakavijë, është bërë e mundur kapja e një sasie prej 3.1 kg heroinë. Droga u zbulua gjatë kontrollit në një automjet dhe sipas policisë ishte fshehur në shasinë poshtë derës së pasagjerit. Sipas të njëjtave burime, lënda narkotike kishte për destinacion Greqinë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Edmond Dorti dhe ka nisur hetimet, për zbulimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

Lajmet e fundit nga