Connect with Us

Zbulohet një bazë eksplozivi në Malësinë e Madhe

Aktualitet

Zbulohet një bazë eksplozivi në Malësinë e Madhe

Publikuar

-

Në zonën e Malësisë së Madhe, në fshatin Gruemirë, në Shkodër nga ana e uniformave blu është zbuluar një bazë tritoli. Nga të dhënat paraprake mësohet se është gjetur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, brenda një banese e cila shërbente si “laborator” për eksplozivët. Nga ana e policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kallëpe tritoli, 30 granata luftarake, 50 kapsollave dhe tre automatikë. Polica ka vënë në pranga një të dyshuar që mund të ketë siguruar edhe arsenalin e eksplozivit dhe të armëve luftarake, i cili është Taf Elezi dhe vijon hetimet për të zbuluar të tjerë të implikuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Publikuar

-

Nga

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Rama tha se nuk përbëjnë asnjë surprise, ndërsa me tone ironik, shtoi se “Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në cfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.



Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE