Putin, urdhëron trupat ushtarake të tërhiqen nga kufiri me Ukrainën – CNA
Connect with us

Bota

Putin, urdhëron trupat ushtarake të tërhiqen nga kufiri me Ukrainën

Publikuar

-

Presidenti rus Vladimir Putin nëpërmjet një konference për shtyp në Kremlin urdhëroi, papritur, trupat ruse që po kryenin stërvitje ushtarake që prej të mërkurës së kaluar, që të tërhiqen në bazat e tyre. Putin tha se, për momentin nuk është e nevojshme të ndërhyhet ushtarakisht në Ukrainë, edhe pse mundësia mbetet. Sipas tij “Rusia ka të gjitha të drejtat dhe të gjithë forcën të mbrojë rusët në Ukrainë”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Von der Leyen presidentja e re e Komisionit Evropian

Publikuar

-

By

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen pati një betejë të vështirë si kandidate kompromisi për kreun e Komisionit të BE-së. Ajo fitoi më një shumicë të vogël 383 nga 747 vota të eurodeputetëve.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen mori votat e majftueshme për t’u bërë presidentja e ardhshëme e Komisionit Evropian. Kësisoj ajo do të jetë gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE-së.

Ajo mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan.

Pasi u kominikua votimi përfundimtar, ajo tha se qëllimi i saj është një Evropë të fortë dhe e bashkuar.

Me një fjalim pasionant para Parlamentit Europian sot dhe me një fushatë intensive gjatë ditëve të fundit ajo ka shpalosur konceptin e saj për BE-në.

Për një BE të fortë

Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen kёrkoi mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё.  Nё njё shkresё prej tetё faqesh ajo i ishte drejtuar edhe socialdemokratёve europianё duke deklaruar ndёr tё tjera se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si “nё mёnyrё tё pёrgjgjshme” tё arrihet üakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.

Duke iu referuar kërkesasve tё socialdemokratёve politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

“E drejta pёr nisma ligjore” pёr Parlamentin e BE

Ndryshe nga deri mё sot von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit tё BE-sё nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, sipas von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.

Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) kaloi me sukses, ndonëse me shumcië të vogël, votimin nё Parlamentin Europian.

Von der Leyen komunikoi një ditë më parë (15.07)  të tëitter, se do të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtjes edhe pa qenë i qartë rezultati i votimit të së martës, me qëllim që t’i kushtohet më fort punës së saj në Europë. Deri në votimin përfundimtar ajo pati një betejë të ashpër, në Parlamentin Europian, pasi e paraqitur si kandidate kompromisi ajo nuk gjente përkhje sa duhet kryesisht nga grupi i partive socialdemokrate europiane. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt patёn deklaruar javën e kaluar,  se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes.

Von der Leyen do të nisë detyrën si pasuese e Jean-Claude Juncker në krye të komisionit më 1 nëntor. Ajo është g jermania e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së që nga modernizimi i Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman Walter Hallstein ka qenë kryetar i  Komisionit të mëparshëm të Bashkësisë Ekonomike Evropiane nga viti 1958 deri më 1967./dw/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë u heq licensat tre universiteteve publike

Publikuar

-

By

Sipas këtij vendimi, këto universitete nuk mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik, ndërsa vazhdon mësimi për studentët që tashmë janë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve….

Në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, tërhoqi akreditimin për tri universitete publike, duke nxitur reagimin e këtyre institucioneve, por edhe qeverisë së Kosovës, që paralajmëroi veprime kundërshtuese.

Këshilli i Cilësisë, që vepron në kuadër të Agjencisë së Akreditimit vendosi që në bazë të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, t’u tërhiqet akreditimi për vitin akademik 2019/2020, Universiteteve Publike; “Ukshin Hoti” në Prizren, “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe “Haxhi Zeka” në Pejë.

Universitetet e përfshira në këtë vendim paralajmëruan ankesa duke e cilësuar atë të papranueshëm.

Ndaj vendimit të Këshillit të Cilësisë, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke cilësuar të padrejtë.

“Nuk e pranoj faktin që dikush i jep vetes të drejtë që maturantët e familjeve të varfra dhe mesatare që nuk i kanë kushtet prindërit e tyre t’i sjellin për të studiuar në Prishtinë sepse rritet e trefishohet kostoja e studimeve, t’i lëmë në rrugë. Nëse dikush ka kujtuar se guxon të bëjë një gjë të tillë ka gabuar në emër të çfarëdo funksioni”, tha kryeministri Haradinaj.

Por, Xhavit Rexhaj, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se reagimet e tilla janë ndërhyrje në pavarësinë Këshillit.

“Qeveria, ministria, universitetet e kolegjet nuk bën ta vlerësojnë punën e Agjencisë së Akreditimit e të Këshillit Shtetëror të Cilësisë sepse nuk është punë e tyre. Në një mënyrë a tjetër, secili prej tyre janë pjesë e procesit të vlerësimit, dhe çdo ndërhyrje është ndërhyrje në parimin kryesor: pavarësi e plotë në procesin e akreditimit”, shkruan zoti Rexhaj.

Kryeministri Haradinaj tha është i vetëdijshëm që do të kritikohet për këtë qëndrim por, nuk mund të lejoj lënien e të rinjve jashtë universiteteve.

“Kushdo që e ka bërë këtë, gabim është dhe në Kosovë nuk punohet kështu, nuk jemi krejt mercenarë në këtë vend, na dhemb pak çka ndodhë në këtë vend e nuk guxojmë t’i tolerojmë këto gjëra. E dimë pastaj se do të na kritikojnë se është institucion i pavarur, cilësia e të tilla gjëra por po i shohim çfarë mafia janë, nëpër plot këto institucione të pavarura që i ka vendi e që nuk po interesohen për fëmijët e këtij vendi”, tha ai.

Organizata për rritje të cilësisë në arsim, ORCA, e cila vëzhgon edhe punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, mbështet vendimet e këtij këshilli.

“ORCA është organizatë që ka monitoruar tash e një vjet në mënyrë konstante Këshillin Shtetëror të Cilësisë, në të gjitha mbledhjet që ne kemi marrë pjesë e që janë të gjitha mbledhjet që ka mbajtur nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë e ku janë marrë vendime për akreditime, programe dhe institucione, ne nuk kemi vërejt asnjëherë diçka që do të mund të konsiderohej si dalje prej kompetencave ligjore ose shkelje e ndonjë ligji në fuqi ose ndonjë rregullative tjetër në fuqi”, tha Rron Gjinovci nga kjo organizatë.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Gjinovci, tha se ndërhyrjet e jashtme në punën e këtij këshilli janë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja të rënda.

“Është për t’u shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur sheh reagimin e ministrit dhe të kryeministrit sepse këta të dy duke qenë shumë të vetëdijshëm për pasojat që i ka pasur Kosova herën e kaluar kur ata të dy kanë ndërhyrë, prapë po ndërhyjnë edhe po e rrezikojnë Kosovën në procesin e të qenit anëtarë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë përmes asociacionit ENQA (Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) ku Kosova është nën vëzhgim. Në shtator pritet të merret vendimi për këtë punë dhe arsyeja pse ne jemi degraduar nga anëtar në anëtar nën vëzhgim, është pikërisht mungesa e pavarësisë institucionale, ndërkaq kjo lloj ndërhyje e re sot mund të shkaktojë përjashtim të tërësishëm nga ENQA që do të thotë zhvleftësim të diplomave dhe probleme të reja për studentët”, thotë ai.

Ai hedh dyshime se këto ndërhyrje po bëhen për shkak të interesave të grupeve të caktuara politike.

“Unë dyshoj që politikanët tanë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin kanë lidhje të caktuara me kolegjet private prandaj nuk mendoj që zhurma e tyre ka të bëjë shumë me universitetet publike por është pikërisht për ta shkatërruar Agjencinë, ta përjashtojnë nga ENQA dhe pasi që kjo të ndodhë atëherë më nuk do të ketë kontrolle edhe çdo kush mund të hap universitete e kësisoj do të regjistrohen pafund studentë në institucione që nuk kanë kurrfarë cilësie, pronarët e atyre institucioneve përfitojnë milionat, i ndajnë ato me politikanët dhe kështu ata i financojnë zgjedhjet e ardhshme”, thotë ai.

Kjo organizatë në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile paralajmërojnë protestë në mbrojtje të pavarësisë së Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-ministrja franceze: Ballkani nuk është gati të hyjë në BE

Publikuar

-

By

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”.

Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella./REL

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending