Parashikimi i astrologut rus: Në mars nis lufta e III-të Botërore – CNA
Connect with us

Bota

Parashikimi i astrologut rus: Në mars nis lufta e III-të Botërore

Publikuar

-

Lufta e tretë Botërore do të fillojë në mars të vitit 2014. Ka qenë ky parashikimi i bërë nga astrologu rus, Pavel Globa, 2 vite më parë, një parashikim i cili në ditët e sotme mbështetet nga një pjesë e konsiderueshme analistësh. Më 25 mars të vitit 2011, gjatë një konference të astrologëve në Moskë, Globa tha se kishte parashikuar se Lufta e Tretë Botërore do të niste ose gjatë lojërave Olimpike Dimërore të Sochit ose pas përfundimit të tyre, në muajin mars. Atëherë një deklaratë e tillë nuk ngjalli shume interes, por tani që situata mes Rusisë dhe Ukrainës është tensionuar së tepërmi, aq sa rrezikohet që dy vendet të përfshihen në luftë, të shumtë janë ata që i janë rithyer parashikimit të Globa-s.

Bota

Fillojnë aksionet kundër imigrantëve në SHBA

Publikuar

-

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund mbrojtjes përmes azilit për shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që hyjnë në vend. Një rregullore e publikuar të hënën, i ndalon imigrantët të kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara nëse ata kanë udhëtuar përmes një vendi të tretë.

Sikurse raporton Zeri i Amerikës, dhjetëra mijëra familje emigrantësh nga Amerika Qendrore udhëtojnë çdo muaj nëpër Meksikë për të ardhur në SHBA. Administrata e Presidentit Trump thotë se familjet përfitojnë nga mangësitë ligjore për të hyrë në vend dhe pastaj presin deri sa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre të rreme për azil.

Ndërkohë, të dielën në nëntë qytete amerikane filluan operacionet ndaj 2 mijë imigrantëve të cilët kanë marrë urdhra deportimi. Qytetet përfshijnë Nju Jorkun, Çikagon dhe Los Anxhelesin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan ashpërsimi i masave ka zemëruar demokratët, përfshirë shumë zyrtarë lokalë, por po përshëndetet nga përkrahësit e Presidenit Donald Trump.

Të premten, vijon raportimi i radios amerikane, në San Francisco, kryetarja e bashkisë, London Breed premtoi se qyteti i saj do t’i mbronte imigrantët, duke sfiduar administratën e presidentit Trump.Të dielën, protestuesit u mblodhën në Nju Jork.

“Kontrollet dhe kërcënimi për bastisje, kanë ndikuar tek komunitetet tona duke ngjallur frikë. Ky është i vetmi qëllim i tyre: të përhapin frikë, që t’i bëjnë njerëzit të mos ndjehen të sigurt të dalin nga shtëpitë e tyre”, thotë Carina Kaufman-Gutierrez, e organizatës “Queens Neighborhoods United”.

Të premten, po sipas të njejtës mediaje radiofonike: pranë San Diegos protestuesit marshuan drejt kufirit, ndërsa në Uashington, anëtarë të Kongresit folën për mbipopullimin e qendrave të ndalimit të imigrantëve dhe kushtet johigjienike të tyre.

“Është e panevojshme të kesh një politikë për të ndaluar gra dhe familje të pafajshme që nuk kanë dëmtuar askënd dhe që po kërkojnë ligjërisht azil në Shtetet e Bashkuara”, tha anëtarja demokrate e kongresit, Alexandria Ocasio-Cortez

Zyrtarët amerikanë thonë se janë të mbingarkuar nga njerëzit që duan ta kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, numri i të cilëve ka aritur në 100 mijë në muaj. Republikanët thonë se bëhet fjalë për krizë.

“Para disa muajsh, ndërsa shumë nga kolegët e mi ankoheshin se situate në kufi ishte një krizë e sajuar, ne po bënim thirrje për veprim të menjëhershëm sepse gjendja ishte e tmerrshme. Qendrat ishin të mbingarkuara dhe të tmerrshme”, tha anëtari republikan i Kongresit, Andy Biggs.

Përkrahësit e Presidentit thonë se Kongresi duhet të rregullojë mangësitë në ligj. Kritikët thonë se sistemi është defektoz dhe duhet të reformohet rrënjësisht.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë pritet nga vizita e Macronit në Serbi?

Publikuar

-

Presidenti i Francës Emmanuel Macron fillon sot vizitën në Beograd. Në qendër të vëmendjes janë raportet bilaterale, por do të flitet edhe për Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Beograd, pas 18 vitesh, do ta vë presidentin Emmanuel Macron në një pozitë delikate. Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Vizita është e ngarkuar edhe për shkak të lëshimit serioz që ndodhi vitin e kaluar, në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte vënë në tribunat dytësore, larg ceremonisë kryesore, ku ishin presidentët e vendeve fituese të kësaj lufte. Ky lëshim është kritikuar ashpër në mediat franceze dhe serbe asokohe. Mediat franceze pohojnë se ky është një shans i mirë për përmirësimin e raporteve mes Francës dhe Serbisë.

Miqësia në sprovë

“Franca dhe Serbia do të jenë gjithmonë vende mike, sepse në të gjitha luftërat e mëparshme ato kanë mbajtur anën e njëjtë.” Këtë frazë e përmendin gati të gjithë bashkëbiseduesit tanë francezë, prej fqinjve në rrugë e deri tek intelektualët dhe politikanët e blloqeve të ndryshme politike. Sipas tyre, Franca dhe Serbia nuk mund të jenë armiq, përkundër mosmarrëveshjeve të fundit. Por kjo miqësi, e cila është theksuar gjithmonë në historinë serbe, në literaturë dhe këngët e kafeneve, nuk e ka penguar Jacques Chiracun që, në vitin 1995 të thotë, mjaft më me barbarizma, pasi që forcat serbe kishin marrë pengë në Republikën Serpska helmetkaltërit e OKB-së. Kjo nuk e pengon as Macron që të kundërshtojë zgjerimin e BE dhe futjen atje të Serbisë.

Franca dhe qëndrimet proserbe

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Aleksandar Vucic und Ana Brnabic (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Gazetari i njohur i gazetës Mond, Mark Semos, i cili ka raportuar shpesh për mediat franceze gjatë luftërave të ish-Jugosllavisë, thotë se miqësia francezo-serbe është një shkak serioz për akuzat ndaj Parisit për qëndrim proserb. Këto dyshime kanë ekzistuar edhe gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës dhe nuk janë ndërprerë përkundër bombardime të Serbisë në vitin 1999. Miqësia tradicionale francezo-serbe e ka komplikuar gjithmonë rolin e diplomatëve francezë në Ballkan. Kjo miqësi është keqinterpretuar nga qarqet serbe dhe ka komplikuar gjithmonë misionet e francezëve. Perceptimi i Serbisë ka të bëjë me luftërat në të kaluarën. Ndërsa përgjegjësinë për prishjen e raporteve e mbanë ish-presidenti i Serbisë Slobodan Milosheviq dhe politika e tij agresore ndaj Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Politika e tij ka shkaktuar vuajtje të mëdha për popujt joserbë në ish-Jugoslavi. Këto qëndrime në Francë janë krijuar nga intelektualë dhe filozofë të njohur, si Paskal Brukner, Bernar Anri-Levi, Andre Gliksman dhe Alain Finkielkraut. Këto bindje ekzistojnë edhe sot, ndonëse vitin e kaluar janë dëgjuar zëra të ndryshëm, të cilët thonë se ka dyshime “ndaj fakteve të dëgjuara më parë”, për shembull për bombardimet e NATO-s. Lidhur me këtë ka pasur tekste në gazetën Mond diplomatika, ku janë relativizuar pikëpamjet e mëparshme për bombardimet.

Gazetarët kanë kontestuar ekzsitencën e planit “patkoi” për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe deportimet masive. Ata kontestojnë edhe bombardimin për shkaqe humanitare, të lansuar nga qeveritë e vendeve të NATO-s. Mediat thonë se një politikë e këtillë ka qenë shkak i ndryshimit të qëndrimeve ndaj Serbisë, në 25 vitet e fundit. Por pikëpamjet për egërsinë e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, nuk ka ndryshuar, edhe pse kur shkruhet për krimet sebe në Kosovë, nuk përmendet më fjala gjenocid.

Domethënëse janë edhe pohimet e bartësve të listave të partive politike në Francë, të cilët në debatet televizive para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në pyetjen – a duhet të pranohet Serbia në BE, prej 12 bartësve, nëntë prej tyre janë deklauara kundër pranimit të Serbisë, dy kanë qenë pro, ndërsa dy të përmbajtur.

Përmirësimi i raporteve

Autoritetet franceze kanë pranuar se mes Francës dhe Serbisë ka tensione. Por thonë se presidenti Macron është i gatshëm të punojë në përmirësimin e raporteve. Autoritetet megjithatë thonë se Kosova dhe pranimi i Serbisë në BE nuk do të jenë dy tepat kryesore të vizitës, sepse këtu me siguri që ka dallime. Por në këtë vizitë do të jenë edhe shumë përfaqësues të ekonomisë franceze, të cilët do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Macron në Serbi/ Çfarë pritet nga kjo vizitë

Reklama
Reklama

Trending