LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laç, ekzekutohen me armë zjarri 2 vëllezër

3 Mars 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm pranë stacionit të furgonëve, në qendër të qytetit të Laçit. Vëllezërit Genc dhe Preng Cara, janë qëlluar me armë zjarri nga një person që dyshohet se vuan nga probleme mendore. Plumbat kanë prekur edhe dy kalimtarë, mes tyre edhe  një fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e krimit, ndërsa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes rrëfejnë se autori i armatosur me dy pistoleta ka shkrehur të gjithë plumbat mbi vëllezërit Cara, me të cilët njihej prej kohësh dhe kishte marrëdhënie mjaft të mira. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes shtetasin Altin Piroli nga Mamurrasi, i cili mësohet se edhe më parë është arrestuar për të njëjtat motive, pasi ka plagosur kushëririn e tij dhe vite më pas edhe një person në fshatin Zhej, pas një konflikti të çastit. 

Lajmet e fundit nga